25 Dhjetor 2024

Turqia kandidate për në bordin drejtues të FMN-së

Ankara, 22 prill - Turqia pretendon për një vend në bordin drejtues të FMN-së. Ministri i Shtetit dhe zv/Kryeministri Ali Babaxhan, tha se “po punojnë për të zënë njërin nga dy vendet e boshatisura”.

Babaxhan shtoi se anëtarësimi i vendit në Bashkimit Evropian duhet të ruajë vendin mes objektivave që i ka vendosur Turqia vetes për vitin 2023, që përkon me 100-vjetorin e republikës.

Në fjalën që mbajti në sesionin e hapjes së konferencës ndërkombëtare “Forumi i Stambollit”, Ali Babaxhan sqaroi ndryshimin që po kalon ekonomia turke dhe objektivat e qeverisë për vitin 2023.

Daljen me sukses të Turqisë nga kriza globale, Babaxhan e ndërlidhi me zbatimin me vendosmëri nga qeveria të reformave konstruktive, duke shtuar se sot bota e ndjek nga afër Turqinë si një model.

Babaxhan u ndal edhe në problemet me të cilat përballen ekonomitë e zhvilluara, ndërsa theksoi se do të ulet pesha e vendeve evropiane që drejtohen nga FMN-ja.

Babaxhan foli edhe për procesin e integrimit evropian të vendit, duke thënë: “Ne themi që logjika është një, themi që anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një e drejtë e Turqisë. Ne nuk kemi përse të heqim dorë nga kjo e drejtë e jona për shkak të deklaratave që bëjnë disa politikanë kalimtarë evropianë. Anëtarësimi është pjesë e objektivave të vitit 2023 dhe ne themi se edhe Bashkimi Evropian duhet të mbajë një qëndrim të fortë e të palëkundshëm”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)