25 Dhjetor 2024

Turqia i kërkoi Rusisë që t’i japë fund menjëherë sulmeve në Idlib

Ankara, 7 shkurt - Turqia i kërkoi Moskës që t’i japë fund menjëherë sulmeve të forcave të qeverisë siriane në rajonin veriperëndimor të Idlibit.

Duke folur përpara gazetarëve të enjten në kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku, ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu shtoi se Ankaraja duhet të punojë me Moskën për të zgjidhur problemet në Idlib, fortesa e fundit e rebelëve në Siri.

Pas një sulmi të forcave siriane gjatë të cilit u vranë tetë ushtarakë turk në Idlib më 3 shkurt, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar të sprapsë forcat qeveritare siriane, nëse nuk tërhiqen nga rajoni deri në fund të muajit.

Zoti Cavusoglu tha gjithashtu se një delegacion rus do të vizitonte Turqinë për të diskutuar rreth situatës në Idlib dhe se nëse do të ishte e nevojshme Presidenti Erdogan mund të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin.

Ndërkohë ministria e Jashtme ruse tha sot (6 shkurt) se "specialistë ushtarakë" rusë e turq u vranë nga militantët që kishin organizuar më shumë se 1.000 sulme në dy javët e fundit të janarit në zonën e Idlibit.

"Kohët e fundit ka pasur një rritje të rrezikshme të tensionit dhe një rritje të dhunës në Idlib", thuhej në një njoftim të ministrisë në faqen e saj në internet. Rusia vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me Turqinë dhe Iranin në terren në Siri, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Turqia dhe Rusia, të cilat mbështesin palët kundërshtare në konfliktin në Siri, kanë rënë dakord të punojnë për çtensionimin e situatës në Idlib dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)