10 Janar 2025

Turqia heq llogaritjen dimërore të kohës

Ankara, 8 shtator - Republika e Turqisë nga ky vit ka vendosur llogaritje të përhershme verore të kohës dhe për dallim nga vitet e kaluara nuk do të zbatojë kthimin e akrepave të orës në përputhje me llogaritjen dimërore.

Gazetat zyrtare të Turqisë në numrin e sotëm shpallën ndryshimin e miratuar ligjor që ka të bëjë me vendosjen e llogaritjes së përhershme verore të kohës e cila zbatohet për shkak të shfrytëzimit më efikas të dritës së diellit, por edhe kursimit energjetik.

“Llogaritja verore e kohës e cila filloi më 30 mars të vitit 2016 mbetet në zbatim, ndërsa hiqet dispozita me të cilën më 30 tetor në ora 4 planifikohej kthimi i akrepave në orën 3”, thuhet në vendimin e Qeverisë turke, i cili u mor me propozim të Ministrisë së Energjetikës dhe Resurseve Natyrore.

Ndryshimet e kohës apo përshtatja e akrepave të orës me periudhën e vitit, daton disa shekuj më parë dhe zhvillohet bashkë me rrethanat shoqërore dhe politike, por paralelisht edhe me sistemet kalendarike dhe inovacionet teknologjike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)