Turqia fillon ndërtimin e një muri të ri në kufirin me Sirinë
Ankara, 4 janar - Duke bërë përpjekje për ndërprerjen e imigracionit ilegal, Turqia fillon ndërtimin e një muri të ri me lartësi 4 metra në kufirin me Sirinë.
Muri do të ndërtohet në rajonin Gaziantepi dhe do të mbulojë vetëm një pjesë të vogël prej kufirit 900 kilometrash me Sirinë.
Por vendi ka në plan të vazhdojë politikën e dyerve të hapura për sirianët që ikin nga lufta civile, me gjithë se nga ndonjë herë i mbyll disa prej pikëve kufitare që ndodhen pranë rajoneve siriane me trazira të mëdha.