Turqia është vendi i 19-të me popullsinë më të dendur në botë
Nju Jork, 15 janar - Turqia është vendi i 19-të me popullsinë më të dendur në botë. Sipas të dhënave të vitit 2013-të, popullsia e Turqisë që ka arritur në 76 milion e 500 mijë banorë, llogaritet të jetë 1.1% e popullsisë së botës.
Turqia, një nga vendet me popullsinë më të re në botë, njëkohësisht është edhe një nga vendet më të populluara.
Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga ky aspekt zë vendin e 19-të në botë.
Në krye të listës qëndron Kina me 1 miliardë e 360 milionë banorë dhe në vend të dytë është India me 1 miliardë e 243 milion banorë.
Sipas të dhënave në fjalë, Kina përbën 20% të popullsisë së botës që do të thotë se 1 në 5 vetë që jeton në botë është kinez.
Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që zotërojnë ekonominë dhe forcën ushtarake më të madhe në botë, zënë vendin e tretë. Sipas të dhënave të vitit 2013, popullsia e Amerikës është rreth 320 milion banorë.
Ajo ndiqet nga vendi me popullsi më të madhe myslimane në botë, pra Indonezia me një popullsi prej 250 milion banorë.
Në vend të pestë radhitet Brazili me 200 milion banorë, dhe pas tij vjen Pakistani me 185 milion banorë.