Turqia arreston 12 akademikë
Ankara, 15 janar - Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi ka njoftuar sot se policia i ka arrestuar dymbëdhjetë akademikë, për shkak të nënshkrimit të një peticioni që i dënon operacionet ushtarake kundër rebelëve kurdë në juglindje të vendit.
Agjenica Anadolu ka njoftuar se dymbëdhjetë të arrestuarit janë mësimdhënës në Universitetin Kocaeli, që gjendet në afërsi të Stambollit.
Ata janë në mesin e 1 mijë e 200 akademikëve nga Turqia dhe nga jashtë, të cilët e kanë nënshkruar peticionin me titullin Ne nuk do të marrim pjesë në këtë krim.
Peticioni i kërkon Ankarasë që ta ndaloj masakrën e qëllimshme dhe dëbimin e popullit kurd dhe të tjerëve nga rajoni.
Prokurorët kanë nisur hetime për veprat penale fyerje e shtetit dhe propagandë terroriste
Në juglindje të Turqisë muajve të fundit ka pasur përleshje në mes të separatistëve nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe ushtrisë turk,e pasi që në korrik të vitit të kaluar është prishur marrëveshja e armëpushimit.
Aktivistët e shoqërisë civile thonë se dhjetëra civilë kanë humbur jetën në zonën që gjendet nën shtetrrethim.