22 Dhjetor 2024

Turqi, mbi 57 të vdekur pas tërmetit

Stamboll, 8 mars - Gjatë një tërmeti në lindje të Turqisë, sipas të dhënave të autoriteteve vendore, kanë humbur jetën të paktën 57 njerëz dhe 50 të tjerë janë plagosur. 

Lëkundjet e tokës kanë ndodhur në mëngjes herët me një fuqi prej 6,0 ballë të shkallës Rihter.

 

Epiqendra e tij ndodhej në afërsi të qytetit Karakoçan në lindje të provincës Elazig. Shtëpi të shumta janë shembur.

Turqia është tronditur shpesh nga tërmetet, sepse aty përplasen me njëra-tjetërn pllakat kontinentale të Afrikës dhe Evropës.

 

Në vitin 1999, nga dy tërmetet e rënda në veriperëndim të vendit humbën jetën rreth 20.000 njerëz.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)