Turk: Ballkani në BE që Evropa të jetë e plotë
Lubjanë, 16 mars - Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Turk deklaroi se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian që Evropa të jetë e plotë.
"Hyrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është plan, realizimi i të cilit duhet të vazhdojë."Evropa pa këtë rajon nuk është e kompletuar", tha Turk.
Duke përmendur rëndësinë e përgjithshme të ndërlidhjes së gjithë hapësirës nga "Baltiku deri në Detin Adriatik", Turk, pas bisedimeve me kolegun sllovak Ivan Gasparoviç, tha se "hyrja e vendeve ballkanike në BE është pjesa e mbetur e programit të madh të zgjerimit".
Ai deklaroi se edhe Sllovenia edhe Sllovakia kanë pikëpamje të përbashkët ndaj BE-së, zhvillimit të saj dhe partneriteteve të saj.
Presidenti Gasparoviç përshëndeti nismën e Sllovenisë për mbajtje të konferencës për Ballkanin Perëndimor, qëllimi i së cilës është që kjo zonë sa më ngushtë të lidhet me BE-në, pjesë përbërëse e së cilës dëshiron të bëhet.