11 Janar 2025

Tunizia nuk do ta njohë Kosovën

Beograd, 28 shkurt - Ambasadori i Tunizisë në Beograd, Mazhid Hamlaui, ka thënë se Tunisi, me gjithë presionet nga jashtë, nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai i ka bërë këto komente në takim me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Rasim Lajiq.

Hamlaui ka thënë se Tunisi mbështet plotësisht vazhdimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duke theksuar se dialogu është e vetmja mënyrë që mund të çojë deri te “zgjidhja e drejtë e statusit të Kosovës”, raportojnë mediat serbe.

Sipas burimeve të njëjta, Lajiq ka falënderuar ambasadorin tunizian për “qëndrimin parimor ndaj mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)