Trump niset për në Hanoi të për takimin me Kim Jong-Un
Washington, 25 shkurt - Presidenti i ShBA-së Donald Trump njoftoi se do të niset për në Hanoi të hënën për samitin e dytë me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-Un, që do të mbahet në datat 27 dhe 28 shkurt.
Trump shkroi në llogarinë e tij në Twitter se të dy palët shpresojnë një vijim të përparimit të arritur në samitin e parë që u mbajt në Singapor. Ai shtoi se Koreja e Veriut mund të bëhet shumë shpejt një fuqi ekonomike pas çarmatimit bërthamor.
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shprehu shpresën që samiti i kësaj jave të ndihmojë në nisjen e hapave të përparuara thelbësore.
Media zyrtare e Koresë së Veriut raportoi se Kim u largua nga Pheniani fundjavën e kaluar.