Trump konfirmon vazhdimin e misionit të forcave amerikane në Kosovë
Washington, 10 qershor - Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar kryetaren e Dhomës së Pëfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe presidentin e përkohshëm të Senatit, Chuck Grassley, se forcat e Shteteve të Bashkuara do ta vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë.
Përmes një letre drejtuar këtyre dy zyrtarëve, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në forcat e KFOR-it, të udhëhequra nga NATO-ja, në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar ripërtrirjen e armiqësve në Kosovë.
Ai ka përmendur se aktualisht në kuadër të misionit të KFOR-it janë të angazhuar 460 ushtarë amerikanë, nga 4,000 persona sa janë në total.