11 Janar 2025

Trump fiton të 5 shtetet, Clinton në 4

Pensilvani, 27 prill - Donald Trump fitoi me lehtësi në 5 shtetet verilindore  që votuan të martën, duke shkuar më pranë zgjedhjes si kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Në anën tjetër, Hillary Clinton arriti të fitojë në 4 shtete, Kënektikat, Delauare, Mariland dhe Pensilvani, ndërsa në Rode Ajlënd ishte Bernie Sanders ai që triumfoi.

Rivalët e miliarderit njujorkez tashmë e kanë larguar vëmendjen nga veri-lindja, për t’u fokusuar në zona të tjera. Kështu, Ted Cruz dhe John Kasich kanë bashkuar forcat për të ndihmuar njëri-tjetrin në Indiana, Oregon dhe Nju Meksiko.

Trump e dënoi këtë lëvizje duke e cilësuar si shenjë të pozitës së dobët të tyre dhe të dëshpërimit. Ai e quajti fushatën kundër tij “Të ndalim Trumpin” një përpjekje “të mjerë” dhe e akuzoi Partinë Republikane se po e trajton atë padrejtësisht, duke e cilësuar sistemin e emërimit si të “manipuluar”.

Gjatë një takimi elektoral në shtetin e Indianës, ku zgjedhjet paraprake zhvillohen javën tjetër, Ted Cruz e pranoi se ai nuk do të fitonte në ndonjë prej shteteve të martën, por u tha mbështetësve të tij të mos mendojnë se ai nuk ka shanse, pasi ai pret të dalë mirë në Indiana javën tjetër dhe në Nebraska, më 10 maj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)