Trump bën thirrje për zgjerimin e programit të mbrojtjes raketore
Washington, 18 janar - Presidenti i ShBA-së Donald Trump po bën thirrje për zgjerimin e programit të mbrojtjes raketore, për të mbrojtur më mirë vendin e tij.
Një pjesë e strategjisë së re është krijimi i një niveli sensorësh në hapësirë, për të mbrojtur më mirë ShBA-në kundër kundërshtarëve potencialë, që po zhvillojnë dhe vendosin raketa sulmuese më të përparuara.
"Në të kaluarën, ShBA-së i mungonte një strategji gjithëpërfshirëse për mbrojtjen raketore që shkonte përtej raketave balistike. Kjo situatë do të ndryshojë me planin tonë. ShBA-ja tani po përshtat qëndrimin e saj edhe për t'u mbrojtur ndaj çdo sulmi me raketë," tha presidenti i ShBA-së.
"Rishikimi i mbrojtjes raketore" i administratës Trump është programi i parë i tillë nga viti 2010.
Kjo strategji nxit studimet dhe nuk autorizon kryerjen e provave e nuk del me ndonjë vendim përfundimtar.