Trojka mund t'i kërkoj Greqisë edhe 150 reforma të tjera
Athinë, 29 tetor - Kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë do t'i kërkojnë vendit të përfundojë edhe 150 reforma të tjera mbi ekonominë në prag të falimentimit, bëri të ditur të dielën e përjavshmja gjermane, "Der Spiegel".
Duke cituar një version jovendimtar të raportit të ekspertëve të trojkës së kreditorëve (BE-FMN-BQE), "Der Spiegel" theksoi se Athina do të kishte dy vjet kohë shtesë për të kryer reformat e kërkuara, por që kjo vonesë do të kushtonte 30-38 miliardë euro.
Greqia ka përfunduar 60 për qind të reformave të kërkuara, sipas raportit të cituar nga e përjavshmja. Rreth 20 për qind janë ende në diskutim brenda qeverisë, ndërsa të tjerat do të shqyrtohen.
"Ndër reformat shtesë figurojnë një lehtësim i ligjeve mbi shkarkimin nga detyra, ndryshime të rregullave mbi pagën minimale si dhe heqja e disa privilegjeve profesionale", shtoi "Spiegel".