12 Janar 2025

Tridhjetë milionë njerëz në botë janë të skllavëruar

Gjenevë, 17 tetor - Një raport i ri thotë se tridhjetë milionë njerëz janë të skllavëruar sot në botë.

Raporti sqaron se ata janë të skllavëruar për të kryer shërbime seksuale, punë të rënda fizike dhe nganjëherë edhe lindin nga prindër tashmë të skllavëruar.

Indeksi Global i Skllavërisë 2013, i realizuar nga një grup australian për të drejtat e njeriut, thotë se më shumë se gjysma e skllevërve të sotem vijnë nga India.

Megjithatë, raporti thotë se ka hasur në raste skllavërie në gjithsej 162 shtete të botës.

Raporti thotë se pas Indisë, për nga numri i lartë i skllevërve vijnë në radhë, Kina, Pakistani dhe Rusia.

Raporti përmban të dhëna se nga shtete europiane, Moldavia ka rreth 33 mijë skllavë, por është edhe burim i një numri tjetër skllevërish që dalin jashtë kufijëve të shtetit moldavian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)