Tribunali mund ta hetojë edhe Thaçin
Washington, 23 prill - Nëse vërtet janë gjetur fakte inkriminuese, atëherë secili person që është përmendur në raportin e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, mund të paditet nga gjykata e re që pritet të krijohet së shpejti.
Kështu ka thënë ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, në një intervistë për Zërin, i cili shprehet se akuzat e Marty-t janë bërë pa ofruar dëshmi.
"Hetimi nuk përjashton as njërin nga të përmendurit e këtij raporti, edhe kryeministrin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin".
/Zëri/