Tre shtete të Ballkanit bllokuan hapësirën ajrore, anulohet vizita e ministrit rus në Serbi
Burimi konfirmoi raportimet se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionin me të cilin do të shefi i diplomacisë ruse do të udhëtonte për në Beograd të hënën.
“Diplomacia jonë ende nuk e ka shpikur teleportimin”, tha burimi.
Të premten ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se ministri Lavrov do të qëndrojë në Beograd me 6 dhe 7 qershor.
Paralajmërimi pasoi dakordimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me presidentin rus Vladimir Putin, për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz nga Rusia. Presidenti serb thotë se synon anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, por me vite ka punuar për forcimin e lidhjeve me Rusinë.
Serbia, ka refuzuar deri tani t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë./ VOA/