13 Janar 2025

Trakia, Maqedonia, Bullgaria dhe Bosna janë territor turk

Sofje, 14 dhjetor - Në Kuvendin Bullgar, grupet parlamentare të Partisë Socialiste Bullgare, “Ataka” dhe GERB dolën me deklarata sa i përket deklaratës të kryeministrit turk Rexhep Erdogan, i cili deklaroi se, Trakia e greke, pjesë nga Maqedonia, Bullgaria dhe Bosna e Hercegovina janë territor turk.

Nga Partia Socialiste Bullgare shikojnë në këtë një precedent të rrezikshëm, i cili i dëmton fqinjësisë së mirë dhe nuk kontribuon për zhvillimin e marrëdhënieve. Partia “Ataka” apeloi për një reagim të menjëhershëm nga ministria e jashtme, kurse ministri i jashtëm të thërrasë ambasadorin e Republikës së Turqisë në Bullgari dhe ti japë notën e protestës në emër të qeverisë bullgare.

Në deklaratë dhe nga partia GERB i përcaktuan fjalimet e kryeministrit Erdogan si të palejueshme. Lëvizja për të drejtat dhe liritë u përcaktua si një parti kombëtare bullgare, e cila sipas ideologjisë vendoset në qendrën politike, sepse predikon vlerat e liberal-demokracisë moderne evropiane dhe është kategorike se, Bullgaria nuk ka probleme të hapura sa i përket tërësisë së vet territoriale me asnjë shtet fqinjë të Bullgarisë.(BNR)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)