15 Janar 2025

Tornadot në SHBA shkaktojnë 30 të vdekur

Washington, 30 prill - Tornadoja 3 ditore që përfshiu gjashtë shtete jugore të SHBA-së ka shkaktuar deri tani 30 viktima.

Më të prekura janë shtetet Arkansas dhe Mississippi, ku vdiqën 27 persona dhe u plagosën 200 të tjerë.

Zyra lokale e parashikimit të motit ka njoftuar se tornadot shkaktuan erëra me shpejtësi rreth 240 km në orë, ndërsa mbi 2 mijë banesa janë shkatërruar.

Shërbimet meteorologjike bëjnë të ditur se stuhitë po zhvendosen në lindje të vendit, në shtetet Georgia dhe Alabama, ku banorët përballen me stuhi të fuqishme ere dhe shiu.


Dhjetra mijëra banorë mbetën dje pa energji elektrike në zonën qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara. Punonjësit e emergjencës ivazhduan mbrëmë kërkimet për të mbijetuar, edhe pse sistemi i motit të ashpër rrezikonte të sillte më tepër tornado gjatë natës në Alabama.

Tornado  goditi dje Tupelon e Mississippit, duke dëmtuar qindra shtëpi, duke rrëzuar linjat e elektrikut dhe pemët. Pastaj stuhia goditi qytetin Athens,  në Alabama, ku vrau dy persona.

Të dielën, zonat rreth qytetit Litëll Rok të Arkansasit u dëmtuan rëndë nga stuhitë e fuqishme. Zyrtarët në shtetin jugor thonë se tornadot atje shkaktuan 15 të vrarë.

Presidenti Barak Obama shprehu ngushëllimet për viktimat dje gjatë një vizite në Filipine. Ai tha se qeveria do t’i ndihmojë njerëzit e prekur nga stuhitë që të rimëkëmben dhe të rindërtojnë shtëpitë e tyre.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për stuhi të fuqishme të shoqëruara me tornado në shtetet e Luizianës, Alabamës, Misisipit dhe Tenesisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)