Topi përfshin Kosovën në deklaratën e SEECP
Budva, 2 korrik - Kosova është përfshirë në deklaratën e Presidentëve të SEECP në Budva, kjo është bërë e mundur nga insistimi i Shqipërisë.
Në samitin e 14 në Budva Presidenti Bamir Topi deklaroi se kjo është një iniciativë që synon forcimin e lidhjeve e mbështetjes mes vendeve. Kosova nuk mund e nuk duhet më të lihet jashtë, tha Topi.
Mali i Zi e mbylli dje Presidencën dhe drejtimi i saj do t`i kalojë Serbisë. Samiti i Kryetarëve të Shteteve dhe i Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) është një iniciativë e vendeve të Evropës qendrore e rajonit dhe drejtohet çdo vit nga një shtet anëtar.
Në këtë Samit të rëndësishëm ishin të pranishëm bashkë me Presidentin Topi dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, Presidenti i Bosnje-Hercegovinës, Nebojsha Radmanoviç, Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç dhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.