25 Dhjetor 2024

Topi - Pacolli avnacojnë bashkëpunimin mes dy vendeve

Tiranë, 21 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli është pritur me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi.

Presidenti Topi ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit dy palësh mes Kosovës dhe Shqipërisë në të mirë të integrimit të të dyja vendeve në Bashkimin Europian, ndërsa Presidenti Pacolli ka deklaruar se duhet të ketë më shumë bashkëpunim me Shqipërinë në fushën ekonomike, në mënyrë që të hiqen të gjitha barrierat që ekzistojnë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Kosovës Behgjet Pacolli, Topi theksoi se të dyja vendet së bashku do të bëjnë të mundur të krijohet një reputacion i ri dhe Kosova të njihet nga sa më shumë shtete.

“Ne kemi pasur një gëzim të madh në fund të vitit që kaloi për lëvizjen e lirë por kam shprehur brengën time që kjo nuk ndodhi edhe për Kosovën.Kosova nuk mund të mbetet e izoluar dhe kjo është në interesin e partnerëve që kjo të bëhet e vlefshme” theksoi Topi.

 Nga ana e tij presidenti i Kosovës Pacolli theksoi se vizita e tij vjen në një moment kur Kosova ka dalë nga një vakum i vështirë institucional.

“Jam i lumtur që ndodhem në Shqipëri, tek shtet amë, tek shteti mik, tek shteti vëlla, dhe kjo është një frymëzim i madh për mandatin tim” theksoi Pacolli.

Duke folur për bisedimet me Serbinë, Pacolli ka theksuar se kur gjuha e armëve pushon, duhet të jetë dialogu që duhet të ekzistojë mes dy vendeve fqinje.

"Kosova ka nevojë të diskutojë me Serbinë pasi humbësi ka qënë Kosova dhe humbja ka qënë e madhe” theksoi Pacolli duke shtuar se Kosova duhet të punojë për të ardhmen dhe për të ndryshuar imazhin e saj.

Pacolli u shpreh se duke bashkëpunuar do të jemi me të fortë, ndërsa theksoi se duhet të nis bashkëpunimi ekonomik për të krijuar deri edhe një treg të përbashkët.

“Kosova nuk mund të ketë mbi 65 për qind të kufijve të saj të blinduar. Kosova ka nevojë për biseda. Kur u larguan nga Kosova, ata morën paratë tona, pensionet tona të ardhurat tona, ndaj bisedimet janë të nevojshme. Është e mbrapsht ideja që të mos bisedojmë. Kemi shumë gjëra për të biseduar. Ju garantojmë juve president, asnjë herë nuk do të bisedohet për statutin tonë”, tha sot Pacolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)