Topi: Kosova të jetë e pranishme në konferenca rajonale

Tiranë, 2 shtator - Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka apeluar që Kosova duhet të jetë e pranishme në konferenca rajonale dhe jo të anashkalohet.
Gjatë fjalës përshëndetëse në Samitin e 9-të Rajonal të UNESCO-s me Krerë të Shteteve të Evropës Juglindore qe mbahet në lokalitetin arkeologjik Viminacium të Serbisë, presidenti Topi u ndal në mënyrë të veçantë në faktin se jashtë diskutimit në këtë samit nuk duhej të mbetej Kosova, shteti më i ri i Evropës.
Politika nuk mund të pengojë artin, nuk mund të pengojë institucionet, në mënyrë që promovojë kulturën e dialogut dhe komunikimit që vjen nëpërmjet tij. Kjo është arsyeja që unë them, që paradoksalisht, ajo që ndodh në tryeza më të gjera në Evropë, ku personalitetet e Kosovës janë të pranishme, ajo duhet të ndodhë edhe këtu.\"
\"Unë jam i bindur që politika e moderuar e lidershipit të rajonit do të bëjë të mundur që në tryeza të tilla të jetë e pranishme edhe presidentja e re e Kosovës, e cila normalisht duhet të ishte e pranishme edhe sot, ka thënë Topi.
Presidentja Atifete Jahjaga nuk është ftuar në takimin ku po marrin pjesë presidentët e vendeve tjera të rajonit.