26 Dhjetor 2024

Topi: Kosova shtet i ri, realitet që duhet pranuar

Cetinje, 30 qershor -  Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka deklaruar se “Kosova është shtet i ri, një realitet i ri, i cili duhet pranuar dhe mbështetur në të gjitha nismat dhe forumet ndërshtetërore në rajon dhe më gjerë”.

Zoti Topi këto komente i ka bërë në samitin e “Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore” (SEECP), punimet e të cilit po zhvillohen në Cetinje të Malit të Zi.

“Cilido qëndrim refuzues, sidomos në nismat e përbashkëta rajonale, rrezikon parimet tona të bashkëpunimit”, ka thënë presidenti shqiptar.

Në këtë samit po marrin pjesë presidentët e shteteve anëtare të SEECP-së, Mali Zi, Serbia, Shqipëria, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Moldavia.

Kosova nuk është e përfaqësuar, meqë nuk është anëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)