Topi: Kosova është projektuar si një shtet modern
Stamboll, 15 prill - Presidenti Shqipërisë Bamir Topi, i ka shprehur mirënjohje Turqisë lidhur me njohjen e Kosovës dhe për mbështetjen në rrugën e saj. Kosova është një shtet i ri, që është mëvetësuar në vitin 2008.
Në një intervistë dhënë Radio -Televizionit të Turqisë, ai theksoi se Kosova është njohur nga një numër i konsiderueshëm vendesh të rëndësishme, por tha që sigurisht pritet që të njihet edhe nga më shumë vende.
"Si një shtet i ri, Kosova ka edhe problemet e veta, kryesisht ekonomike, tha Presidenti Topi, duke vlerësuar se me gjithë disa problemeve kushtetuese, institucionet e shtetit të ri të Kosovës janë funksionale, duke shfaqur besimin që ato do të forcohen çdo ditë e më tepër.
E rëndësishme është që Kosova është projektuar si një shtet i ri, modern, me parime të forta të demokracisë, një shtet multietnik dhe me një vizion të qartë euro atlantik. Jam i bindur që të gjithë së bashku në rajon, qoftë Shqipëria, qoftë Turqia do ta mbështesin Kosovën në këto sfida të rëndësishme, theksoi Presidentit i Shqupërisë në një intervistë dhënë Radio -Televizionit të Turqisë TRT. Presidenti Topi mori pjesë në Samitin e 14 të Ekonomik Euro Aziatik në Stamboll.