09 Janar 2025

Topi: Askush nuk ka të drejtë të bllokojë Kosovën

Stamboll, 16 mars - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, gjatë qëndrimit në Stamboll, në një intervistë dhënë gazetës së madhe turke ”Today'' Zaman”, ka thënë se është një fakt tashmë që statusi i Kosovës është i pakthyeshëm dhe askush nuk ka të drejtë për të bllokuar ofertën e anëtarësimit në BE të fqinjit të tij.


I pyetur nëse Serbia, të cilës i dhënë statusi i kandidatit nga BE-ja në fillim të këtij muaji, mund të bllokojë progresin në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, Topi u përgjigj se “nuk është e mundur që një vend i Ballkanit të imponojë parakushtet për t'u bërë një anëtar i BE-së.

"Kriteret e anëtarësimit në të, janë të qarta", theksoi Presidenti shqiptar. I cili po ashtu, hodhi poshtë edhe perspektivat se kandidatura e Serbisë mund të dëmtojë në të njëjtën kohë edhe shanset e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Që nga viti 2008, Kosova ka qenë një shtet i pavarur. Unë nuk mendoj se statusi i kandidatit të Serbisë do të ndikojë në ofertën e Kosovës për anëtarësim në BE, për shkak se i tërë procesi po përparon nën mbikëqyrjen e tij. Dhe është një fakt tashmë që statusi i Kosovës është i pakthyeshëm. Askush nuk ka të drejtë për të bllokuar ofertën e anëtarësimit në BE të fqinjit të tij”, nënvizoi Topi.

Në fund, i pyetur nga media e njohur turke, se çfarë do të thotë për shqiptarët e shpërndarë nëpër gjashtë vende të ndryshme, anëtarësimi eventual i Shqipërisë në BE, ai tha: "Unë besoj se një Bashkim i madh Evropian është opsioni më i mirë për shqiptarët, për të qenë atje së bashku. Qytetarët e një vendi anëtar në BE, do të bëhen qytetarë të lirë të Evropës", përfundoi intervistën e tij në Turqi, Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)