Top 15 vrasësit më të mëdhenj të Shek.XX
Tiranë, 25 nëntor - Quhen të tillë pasi shifrat e viktimave që kanë lënë pas i kalojnë mijërat. Shpeshherë edhe milionat. Emrat që figurojnë në listën e vrasësve më të mëdhenj të shekullit të 20-të, janë më së shumti diktatorë. Të kthyer në makina vrasëse, arma e tyre është politika.
\"Është e qartë që njerëzit e thjeshtë nuk e duan luftën. Përse një fshatar duhet të rrezikojë lëkurën e tij në luftë, kur qëllimi i tij më i madh është të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë?\"
\"Janë drejtuesit ata që vendosin për politikën ata që e duan luftën, edhe atëherë kur flitet për demokraci, edhe për diktatura fashiste, për parlamente apo diktatura komuniste...\", ka thënë gjenerali gjerman Herman Goring duke folur për Luftën e Dytë Botërore.
Shifra prej 60 milionë viktimash i faturohet orkestruesit të kësaj lufte, Adolf Hitlerit, i cili renditet i pari për nga numri i të vrarëve, përgjegjësia e të cilëve bie mbi të. Por nuk mbeten mbrapa as Stalini, Pol Poti, Mao Ce Duni, Kim il Sung, etj.
Gazeta \"Tirana Observer\", boton historitë e disa njerëzve të cilësuar si vrasësit më të mëdhenj të shekullit XX. Cila është mënyra e ardhjes së tyre në pushtet, numri i viktimave që kanë shkaktuar regjimet e tyre, motivet të cilat i kanë shtyrë të bëhen diktatorë në vend që të bëhen heronj, si dhe detaje nga jeta e tyre personale.
Në këtë listë futet edhe ish-diktatori komunist i Shqipërisë Enver Hoxha