22 Dhjetor 2024

Tony Blair sot viziton Kosovën

Prishtinë, 8 korrik  - Me ftesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot dhe nesër korrik do të qëndrojë për një vizitë në vendin tonë, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, miku i madh i Kosovës, Tony Blair. 


Me këtë rast, për nder të ish-kryeministrit Blair, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit, kanë organizuar një pritje të nivelit më të lartë shtetëror.

Para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, ish-kryeministri Blair do të pritet nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me nderimet më të larta të Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Ish-kryeministri britanik Blair gjatë vizitës në Republikën e Kosovës, përveç takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, do të pritet edhe nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Z. Blair do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës në një seancë plenare.

Pasnesër, më 9 korrik, në orën 12:00, z. Blair do të takohet me qytetarë. Kryeministri Thaçi i fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në mënyrë madhështore në këtë takim, që do të mbahet tek Teatri Kombëtar në Prishtinë.

Kjo është vizita e parë në Kosovë e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, pas shpalljes së pavarësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)