Tokio po përgatitet për të përballuar një tërmet të fuqishëm
Tokio, 22 shkurt - Autoritetet japoneze do të marrin masa suplementare sigurie në Tokio për shkak të faktit se studimet e zhvilluara kanë evidentuar rrezikun e rënies së një tërmeti më të fortë sesa mendohej më parë në zonën e kryeqytetit të vendit.
Një grup sizmiologësh para pak kohe ka kryer një sërë studimesh të reja në Tokio, duke vendosur në territorin e tij rreth 300 sensorë nga më të përparuarit.
Analizimi i informacionit të marrë tregoi se kufiri i puqjes së platformës tektonike kontinentale dhe platformës filipinase, që hyn nën të, doli shumë më afër sipërfaqes së Tokës - jo 30-40, por vetëm 10 kilometra.
Si rezultat tërmeti me magnitudë prej 7.3 ballë, i cili është parashikuar në zonën e Tokios, do të sjellë me vete lëkundje shumë më të fuqishme nga se pritej më parë.
Sipas parashikimit të bërë më parë nga autoritetet, tërmeti i pritshëm në rastin më të keq do të çojë në vdekjen e 11.000 njerëzve dhe shkatërrimin e rreth 850.000 godinave.