Tokio mbulohet nga dëbora, për herë të parë pas 13 vite
Tokio,9 shkurt - Të paktën në shtatë të vdekur është raporti i përkohshëm i viktimave nga moti i keq që ka goditur Japoninë, sidomos Tokion.
Temperaturat e ulëta fillimisht kanë goditur zonat jugperëndimore të ishullit Honshu dhe më pas Tokion, duke u zhvendosur në verilindje
Në qytetin bregdetar të Sendai dëbora arriti në 35 centimetra, fenomen që ndodh për herë të parë pas 78 vitesh.
Sipas mediave japoneze, deri më tani kanë humbur jetën shtatë persona për shkak të motit të keq dhe janë raportuar të paktën 1,051 të plagosur nga aksidentet e automjeteve për shkak të rrugës së rrëshqitshme
Më shumë se 20.000 familje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që problematike është situata edhe në aeroporte pasi dje dhe sot janë anuluar 1040 fluturime.
Japan Meteorological Agency ka paralajmëruar se dëbora mund të arrijë deri në 50 centimetër në Kanto, një nga qendrat kryesore të Tokios.
Ndërkohë mësohet se janë anuluar rreth 600 fluturime, ndërsa dy aeroporte janë mbyllur.
Në aeroportin ndërkombëtar të Narita-s, 60 km nga Tokio, 5.000 pasagjerët mbeten të izoluar për shkak se rrugët që lidhin kryeqytetin ishin në gjendje të keqe për të udhëtuar.
Kushtet e motit janë përmirësuar në Tokio, por meteorologët parashikojnë se shiu do vazhdojë edhe në veri të vendit.