Toka shkatërrohet në 2030-ën
Johanesburg, 8 tetor - Bob Geldof, ish-këngëtari i njohur irlandez, deklaroi në një konferencë për ngrohjen globale se Toka mund të shkatërrohet në fund të viteve 2030, për shkak të ndryshimeve klimaterike.
Themeluesi i disa shoqatave për mbrojtjen e mjedisit tha se raca njerëzore do të zhduket, gjatë fjalës së tij në samitin e Johanesburgut.
Bota mund të vendosë që në këtë çmenduri klimaterike të vrasë veten, tha ai. Ndonjëherë progresi teknologjik është i pamundur të parandalojë të tilla katastrofa.
Na kanë mbetur edhe shumë pak kohë. Do të ndodhin gjëra të tmerrshme, paralajmëroi ai 8,000 delegatët e samitit, mbajtur në Johanesburg të Afrikës së Jugut.