Toka po zhytet në errësirë për shkak të ngrohjes globale
Florida, 25 shkurt - Zëri i Rusisë Për shkrirjen e akujve të Arktikut dhe reduktimin e sasisë së dritës diellore në "planetin blu" është fajtore vetë Toka. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët nga SHBA-ja.
Ekspertët, siç njoftohet, kanë analizuar të dhënat e fotove të bëra nga satelitët. Është gjetur se gjatë disa viteve të fundit planeti ynë po e humbet me shpejtësi albedo (aftësinë për të reflektuar dritën).
Kur në Arktik shkrijnë akujt, uji ose dheu reflekton më pak dhe thith më shumë ngrohtësi. Përveç kësaj, ajri arktik nuk transferon ngrohtësinë nga sipërfaqja në shtresat e sipërme të atmosferës.