09 Janar 2025

Toka ka një kontinent të ri

Washington, 18 shkurt - Në studimin e fundit realizuar nga Shoqëria Gjeologjike e Amerikës, shkencëtarët janë të bindur për Zealandia, kontinenti i ri që gjendet në lindje të Australisë mes Zelandës së Re dhe Kaledonia e Re.

Gjeografikisht janë të njohura 7 kontinente: Afrika, Antarktida, Australia, Europa, Azia, Amerika Veriore dhe Amerika Jugore.

Nëse kjo zonë do të njihej si kontinenti më i ri i Tokës atëherë, Zelandia do të ishte kontinenti më i vogël me 4.9 milionë metra katrorë, ndërsa sipas shkencëtarëve, 94 përqind e kontinentit është nën ujë.

Në publikimin e gjeologëve me titull: \"Zealandia: Kontinenti i fshehur i Tokës\", ata thonë se ky rajon ka të katër atributet e nevojshme për t\'u konsideruar kontinent.

\"Vlerat shkencore për ta klasifikuar Zealandian si një kontinent janë shumë herë më tepër se vetëm një emër më shumë në listë\", thonë gjeologët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)