15 Janar 2025

Togo e njeh Kosovën

Prishtinë, 2 korrik - Republika e Togos ka marrë vendim zyrtar për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Vendimi për njohjen e Republikës së Kosovës nga Togo i është konfirmuar ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, nga homologu i tij togolez, Robert Dussey.
 
Njohja nga Togo e çon në 107 numrin e shteteve anëtare të  Kombeve të Bashkuara, që e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Ministri Hoxhaj, në kuadër të lobimit për përmbylljen e procesit të njohjeve për Kosovën, ka pasur kontakte të shpeshta me homologun nga Togo, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të këtij vendi.

Më 20 janar të këtij viti, ministri Hoxhaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Togos, Lome, ku gjatë takimit zyrtar me homologun Dussey, i ka dorëzuar kërkesën zyrtare për njohjen e pavarësisë.

Po ashtu, para pak ditësh, gjatë vizitës zyrtare të Jeddah të Arabisë Saudite, ministri Hoxhaj është takuar sërish me ministrin e Jashtëm të Togos, në kuadër të lobimit për njohje.

Ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, së shpejti pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, gjatë të cilës do të nënshkruhet edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Togo shtrihet në pjesën perëndimore të Afrikës, ka mbi 7 milionë banorë dhe është anëtare e Kombeve të Bashkuara nga 20 shtatori 1960.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)