14 Janar 2025

Tirana dhe Mitrovica zgjerojnë bashkëpunimin

Tiranë, 1 mars -  Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë një vizite në Shqipëri, ka realizuar një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Mitrovicës dhe Tiranës në fusha të ndryshme me interes reciprok.

Kryebashkiaku Basha, është shprehur i gatshëm për bashkëpunim. “Shpreh përkushtimin që të intensifikojmë bashkëpunimin dhe shkëmbinim e përvojave ndërmjet Tiranës dhe Mitrovicës”, tha ai.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka falënderuar kryebashkiakun Basha për gatishmërinë e tij për bashkëpunim. Në këtë drejtim ai ka shpreh falënderimin në emër të qytetarëve për ndihmën prej 100 mijë dollarëve që ka dhënë Bashkia e Tiranës për rindërtim në veri të Mitrovicës.

Bahtiri e ka vlerësuar si tepër të rëndësishme shkëmbinim e përvojave sa i përket pushtetit lokal.

“Problemet urbanistike, të infrastrukturës etj, janë sfidë për qytetet tona, andaj bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në këtë drejtim, por edhe në fusha tjera, është mënyrë e mirë për t’u përballur me to”, tha ai.

Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe Gazmend Boletini, stërnipi i heroit kombëtar, Isa Boletini, u bisedua edhe për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heroit dhe bashkëluftetarëve të tij.

Pasi shprehën kënaqësinë për konfirmimin e vërtetësisë së eshtrave të Isa Boletinit, të dy kryetarët u shprehën të gatshëm që të ndihmojnë për organizimin e një ceremonie madheshtore për rivarrimin e eshtrave në Boletin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)