"Times": Serbia vrau kryeministrin suedez
Londër, 18 Janar - Ish-kryeministri i Suedisë Olaf Palme u vra në vitin 1986 me urdhër të shërbimeve sekrete jugosllave.
Lajmin e bën të ditur gazeta londinze Times, e cila iu referohet dëshmive të reja që sugjerojnë një pistë të tillë.
Sipas hetimeve të zhvilluara në Gjermani, shkruan Times, shërbimet sekrete jugosllave rekrutuan për këtë vrasje mercenarin serb Vinko Sindicic.
Sindicic, i cili është dënuar me 15 vjet burg në Skoci për tentativë vrasjeje, ka paraqitur detaje kyce lidhur me vrasjen e kryeministrit suedez.
Edhe revista gjermane Fokus, e njohur për kontaktet me shërbimet e fshehta, thotë se Palme u vra nga shërbimi sekret serb, me planin që fajin tia hidhte separatistëve të djathtë kroatë.
Palme u vra në vitin 1986 në qendër të Stokolmit teksa ecte i pashoqëruar nga truprojat. Vrasja e tij tronditi jo vetëm Suedinë, por të gjithë Evropën.