"Time" shpall Protestuesin si Njeriun e Vitit
New York, 16 dhjetor - Revista amerikane Time shpalli si njeriun e vitit "Protestuesin" e Lindjes se Mesme, si dhe në vende të tjera të botës, duke vleresuar keshtu ndryshimet e pashembullta qe kane ndodhur gjate vitit
Në Lindjen e Mesme, protestat që nisën në Tunizi dhe u përhapën më pas në Egjipt, Jemen dhe Libi sollën ndryshime në qeverisje.
Në Shtetet e Bashkuara dhe Europën Perëndimore, protestuesit kanë demonstruar kundër situatës së keqe ekonomike dhe hendekut mes të varfërve dhe të pasurve.
Redaktori i revistës TIME Bobi Gosh thotë se të rinjtë me të drejtë vote janë forca drejtuese prapa lëvizjes së protestuesve.
Këto lëvizje përfshinë kryesisht të rinjët, të cilët thonë ne nuk duam të njëjtën situatë që kanë pranuar prindërit tanë, nuk duam të mbetemi në status quo. Është e vërtetë që ka patur ekonomistë që i kanë drejtuar këto protesta në shumë vende, por ka qenë më tepër se kaq, ishte pikërisht ndjesia se të rinjtë do të merrnin në dorë të ardhmen e tyre në një mënyrë që nuk ishte parë për një kohë të gjatë.
Një pjesmarrës në Lëvizjen Pushtimi i Wall Stritit është dakort me vëzhgimin e revistës që protestuesit janë duke ripërcaktuar fuqinë e popullit anembanë botës.
Ndryshimi i vërtetë është përtej një personi të vetëm. Ai ka të bëjë me një lëvizje, me një grup njerëzish dhe me një valë ndryshimi. Ndaj fakti që një koncept i tërë, një ide, grumbullimi në protestat Occupy tani emërtohen si një person është diçka kuptimplote për domethënien e ndryshimit social.
Revista thekson se shumica e protestave këtë vit nisën si të pavarura politikisht.