22 Dhjetor 2024

Theodora Bakoyannis zgjidhet raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës

Strasburg, 17 mars - Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës mori pjesë në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe në punimet e sesionit të jashtëzakonshëm, në Strasburg.

Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), në takimin e mbajtur më 16 mars në Strasburg të Francës, zgjodhi znj. Theodora Bakoyannis raportuese për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila është edhe kryesuese e Delegacionit të Greqisë në APKE.  

Pas konfirmimit të rezultatit, tashmë e zgjedhura, znj. Theodora Bakoyannis, falënderoi anëtarët e këtij komiteti për besimin e dhënë dhe shtoi se do të përgatis raportin për Kosovën. Ndër të tjera ajo tha se është koha që rajoni dhe Kosova të integrohen në Bashkimin Evropian dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë.

Duhet theksuar se znj. Theodora Bakoyannis ka qenë ministre e Punëve të Jashtme të Greqisë, si gruaja e parë më pozitë të lartë në Greqi dhe ka një karrierë të bujshme politike, që e bëjnë njohëse të mirë të rrethanave në Ballkan.

Para saj, raportues për Kosovën në APKE ka qenë deputeti i Bundestagut Gjerman, Peter Beyer.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës mirëpriti zgjedhjen e znj. Bakoyannis dhe u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me të, në procesin e hartimit të raportit për Kosovën.  

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në APKE, në qershor të vitit të kaluar ka realizuar një takim me znj. Theodora Bakoyannis, më të cilën ka zhvilluar një bisedë shumë konstruktive rreth zhvillimeve në vend.   

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në APKE, përfaqësuar nga znj. Saranda Bogujevci, kryesuese, si dhe z. Arben Gashi dhe z. Enis Kervan, anëtarë, morën pjesë në takimin e këtij komiteti dhe në punimet e sesionit të jashtëzakonshëm të mbajtur në Strasburg të Francës, më 14 dhe 15 mars 2022, e thirrur për të diskutuar rreth situatës aktuale në Ukrainë.

Ndërkaq, në takimin e datës 11 mars të këtij komiteti, mori pjesë deputeti Besnik Tahiri, në të cilin u diskutua po ashtu lidhur me agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe pasojat e këtij agresioni.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, kryesuesja e delegacionit të Kosovës, znj. Bogujevci mori pjesë edhe në takimin e parë të Grupit Women@PACE, nismë e sekretares së përgjithshme të APKE-së, znj. Despina Chatziivassiliou, në të cilin u diskutua lidhur me mënyrat e mbështetjes për deputetët e delegacionit të Ukrainës, si dhe për funksionimin dhe aktivitetin e këtij grupi në të ardhmen. ​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)