Thellohet lufta diplomatike Bullgari - Rusi, nongrata dy diplomat rus
Ky është rasti i dytë në dy muajt e fundit, që Qeveria Bullgare shpall nongrata diplomatet rus. Në tetor 2019, ishte shpallur nongrata diplomati rus, Vladimir Rusyaev, i cili ishte zënë në aktivitete spiunazhi në dëm të shtetit bullgar.
Deri sa Rusyaev ishte pjesëtarë i Shërbimit inteligjent ushtarak rus GRU dhe operonte nën petkun e diplomatit, Mikhailovich dhe Khvatov janë pjesëtarë të Shërbimit inteligjent të jashtëm rus-SVR, të cilët në Ambasadën ruse në Sofje, operonin nën petkun e diplomati .
Mikhailovich, si sekretar i parë në Ambasadën ruse në Sofje dhe Khvatov si përfaqësues i Tregtisë së Federatës ruse në Bullgari, ishin shumë aktiv në aktivitete spiunazhi gjatë fund vitit të kaluar kur Qeveria Bullgare kishte dëbuar diplomatin rus, Vladimir Rusyaev, dhe situate ishte në prag të eskalimit, pasi që Qeveria ruse refuzonte ta tërhiqte Rusyaevin, duke kërkuar fakte nga Qeveria bullgare.
Kohëve të fundit rastet e shpalljes persona të pa dëshiruar të diplomatëve rus janë në rritje, kjo tregon për agresivitetin e Moskës zyrtare, posaçërisht ndaj shteteve që janë pjesë e BE dhe NATO-s si dhe shteteve që janë në proces të anëtarësimit në BE e NATO, shtete të cilat Rusia i konsideron si shtete armike.
Por agresiviteti i kohëve të fundit i Rusisë, kur është në pyetje spiunazhi nuk bënë përzgjedhje në mes të shteteve armike dhe mike, për më shumë kemi në Serbi, të publikuar në rrjetet sociale në nëntor të vitit të kaluar, kur agjenti rus i GRU, Georgy Viktorovich Kleban, ishte kapur duke pagur dhe marr informacione nga ushtarak serb, Z.K. Rast ky i cili kishte shkaktuar reaksione të shumta në Serbi, duke e vënë në dyshim miqësinë ruso-serbe.