12 Janar 2025

Thellohet kriza në Egjipt

Kajro, 1 korrik - Protestuesit kanë vazhduar të qëndrojnë në rrugët e Kajros gjatë natës, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Morsi.

Të dielën, qindra mijëra njerëz kanë dal në rrugë për të demonstruar kundër Muhamed Morsi përgjatë tërë shtetit të Egjiptit.

Shumica e demonstratave ishte të qeta, por përleshjet ndërmjet të mbështetësve dhe kundërshtarëve të Morsit janë raportuar gjithandej, kurse raportohet për 5 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Protestat ishin ndër më të mëdhat prej demonstratave për të rrëzuar Hosni Mubarak në vitin 2011, dhe ato u zhvilluan në ditën kur Morsi mbushi një vit në këtë post.

Kririkët akuzojnë presidentin Morsi se i ka dhënë shumë pushtet Vëllezërisë Myslimane, dhe se ka dështuar për të zgjidhur problemet ekonomike në vend.

Zëdhënësi i presidentit egjiptian, Omar Amer tha se Morsi ka pranuar se ka pasur gabime gjatë qeverisjes së tij njëvjeçe, dhe se është në proces që t’i zgjidh ato.

Ai përsëriti ofertën e Morsit për dialog, ndërsa e bëri të qartë se presidenti nuk e ka ndërmend që të jap dorëheqje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)