Thellohet bashkëpunimi me Zagrebin
Prishtinë, 9 prill - Gjatë ditës së sotme Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdi dhe Drejtori i Administratës Muhedin Nushi zhvilluan nisën një vizitë punë në Zagreb, ku gjatë ditës së parë u pritën nga Kryetari Milan Bandić dhe ekipi i tij.
Qëllimi i kësaj vizite është fillimi i punës për projektin e parkingjeve në Prishtinë dhe marrja e modelit në organizimin e transportit publik. Po ashtu temë e diskutimeve ishte dhe trajtimi e menaxhimi i mbeturinave.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua dhe u ra dakord për formimin e ekipeve punuese drejtpërdrejtë në fillimin e këtij projekti prej Prishtinës dhe Zagrebit.
Vizita do të vazhdojë me punën në Drejtoritë që do të ndihmojnë në realizimin konkret të këtyre dy projekteve tejet të rëndësishme për tranformimin shërbimeve që lehtësojnë jetesën e përditshme në Prishtinë.
Gjatë konferencës për media mbajtur sot u theksua dhe bashkëpunimi për zhvillimin urban e cila do të jetë dhe tema e takimit të ardhshëm i cili do të mbahet në Maj të këtij viti në Zagreb.