13 Janar 2025

"The Times" e shpalli Presidentin rus Vladimir Putin "Njeriu i Vitit"

Londër, 2 janar - Gazeta britanike "The Times" e shpalli Presidentin rus Vladimir Putin "Njeriu i Vitit" në rang ndërkombëtar.

"The Times" deklaroi se viti 2013 shënoi për Putin kulmin e karrierës së tij, kur ai arriti ta rikthejë Moskën në arenën ndërkombëtare.

Përveç kësaj, gazeta gjithashtu mendon se Vladimir Putin mundi t’i "vërë stërkëmbëshin" opozitës ruse, duke e detyruar atë që të luajë sipas rregullave të tij.

 "Madje edhe sulmi i djeshëm i tmerrshëm terrorist në Vollgograd, ku nëntë muaj më parë zoti Putin demonstroi hapur pozitën e tij nacionaliste gjatë kremtimit të përvjetorit të radhës të Betejës së Stalingradit, vështirë se do të dëmtojnë reputacionin e tij", - shkruan "The Times".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)