18 Maj 2024

“The Podesta Group”: Nuk lobojmë për Serbinë

Washington, 16 nëntor - Kosova dhe Serbia po përpiqen të fitojnë mbështetje në Washington përmes kompanive të fuqishme lobuese.

Beogradi, ditë më parë, njoftoi se ka firmosur kontratë me “The Podesta Group”. Por, Shefi i kësaj kompanie, Anthony Podesta, në një letër dërguar Departamentit Amerikan të Drejtësisë, sqaron se lobuesit e tij nuk do të punojnë për Serbinë.

Kështu, kompania e lobimit me seli në Washington DC, “The Podesta Group” e themeluar nga vëllezërit Tony dhe John Podesta, nuk do të lobojë për interesat e Serbisë në kryeqytetin amerikan.

Mediat serbe kohë më parë kishin njoftuar se kjo kompani ishte angazhuar nga Qeveria serbe për të lobuar me një shumë prej 100 mijë dollarësh në muaj. Po ashtu, ishte bërë e njohur se nga kjo shumë, 25 mijë dollarë do t`i shkonin kompanisë Robert+White LLC.

Por e tërë kjo është sqaruar në letrën-përgjigjen që Anthony Podesta i ka dërguar Departamentit Amerikan të Drejtësisë, ku sqarohet marrëdhënia e kompanisë me Republikën e Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)