18 Maj 2024

The Guardian: Londra kundër Serbisë në BE

Londër, 5 dhjetor - Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” shkruan se përveç Gjermanisë, edhe Britania e Madhe, Austria dhe Holanda janë kundër vendimit të Komisionit Evropian që Serbia të fitojë statusin e vendit kandidat në BE.

\"Ne duam që të shohim përkushtim të fortë të Serbisë në dialogun me Kosovën\", ka thënë ministri i Jashtëm William Hague, teksa Britania iu bashkua Gjermanisë, Austrisë e Holandës në kërcënimin për përdorim të vetos për vendimin, transmeton INA njoftimet.

Më tej, gazeta shkruan se kjo javë do të jetë e rëndësishme për Ballkanin, nëse rajoni i trazuar në dekadat e fundit do të niset në rrugën e pakthyeshme drejt BE-së, apo të vazhdoj të përpëlitet nën ethet e tensioneve kërcënuese të vazhdueshme.

Pamjet e ditëve të fundit në veri të Kosovës, The Guardian i krahason me ngjarjet e kohërave të luftës në Jugosllavi në vitet 90-ta.

\"Nëse Serbia nuk fiton statusin e kandidatit, atëherë punët do të shkojnë keq në Ballkan. Një Serbi e frustruar do të fokusohet në Kosovë, Bosnjë e Mal të Zi. Pastaj do të keni një vrimë të zezë në Ballkan\" shkruan gazeta teksa citon zyrtarë të lartë evropianë dhe ekspertë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)