14 Maj 2025

The Guardian: Haradinaj ky politikan i suksesshëm

Prishtinë, 26 nëntor - Vetëm  3 ditë para se gjykata ndërkombëtare e Hagës do të marrë vendimin përfundimtar për ish kryeministrin kosovar  Ramush Haradinaj , presitigjozja britnike  “The  Guardian” e ka cilësuar si një  politikan të suksesshëm.

“Lirimi i Haradinaj nga  gjykata e Hagës  për herë të dytë do të pritej me ngazëllim në Prishtinë, por zyrtarët serbë kanë paralajmëruar se kjo mund të destabilizojë dialogun që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE. Dyshimet për këtë tashmë janë ngjallur. Vendimi i Gjykatës e cilS la të lirë dy gjeneralët kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç e kanë tërbuar Beogradin” shkruan the Guardian.

Sipas prestigjozes britanike pas luftës të udhëhequr nga NATO, Haradinaj hyri në politikë.  U bë udhëheqës i Partisë Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër në dhjetor 2004. Njëqind ditë më vonë, ai u padit nga Ghyata ndërkombëtare e Hagës dhe u dorëzua vullnetarisht, i sigurt se ai ishte i pastër.

Por rigjykymin që filloi në vitin 2010  Sir Geoffrey Nice QC, i cili ka punuar në  Gjykatën e hagës për shumë vite thotë se prokuroria kërkoi një proces të dytë “ndoshta për arsye politike, të ankesave nga Serbia “.

“Ndjekja e një politikan të suksesshëm, gjithmonë është joshëse” për prokurorët. Michael O”Reilly, avokatiirlandez i cili ka koordinuar mbrojtjen e Haradinajt, thotë ishte bindur për pafajësinë e Haradinajt kur kishte parë provat në gjyq.

Ai vlerëson Haradinajtn edhe si një komandat jashtëzakonisht i mirë dhe njerëzor.

Soren Jessen-Petersen, ish-administratori i OKB-së në Kosovë, vlerëson Haradinajn si një”udhëheqës dinamik, me angazhim të fortë dhe vizionar”. Por tashmë  gjithcka mbetet për tu parë në 29 nëntor, një vendim që pritet me padurim në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)