The Economist: Serbia, pa Kosovë e pa BE
Londër, 2 shtator - “Angela Merkel, kancerlarja e Gjermanisë, sapo e ka fundosur anijen e politikës së jashtme të Serbisë”, shkruan në fillim të artikullit të vet javorja britanike “ The Economist”, në numrin që botohet të shtunën.
Në një editorial të saj thuhet se Serbisë po i ecte gjithçka mirë në rrugën drejt BE-së. Kjo derisa erdhi Merkel dhe i tha Tadiqit se nëse donte BE-në duhej të shpërbënte strukturat paralele në veri.
“The Economist” thotë se deklaratat e saj e shokuan Brukselin që po përgatitej t’ia jepte Serbisë statusin e vendit kandidat.
“Është aq keq sa edhe duket”, ka thënë një diplomat evropian, transmeton “Express”.
Merkel e bëri një gjë shumë të qartë. Në realitet, Serbia - që edhe ashtu e ka vetëm një vend të vogël për këmbën e saj në Kosovë – ose mund t’i bashkohet Bashkimit Evropian pa Kosovën, ose nuk do t’i bashkohet BE pa Kosovën”, shkruan në fund “ The Economist”.