30 Dhjetor 2024

“The Economist”: Serbia e ka humbur veriun e Kosovës

Londër, 28 tetor -  Gazeta britanike “The Economist” në numrin e saj më të ri shkruan se Qeveria e Serbisë e ka humbur kontrollin e veriut të Kosovës të dominuar nga serbët.

Sipas kësaj gazete bllokimi i rrugëve nga serbët në veri kujton situatën në vite 90 kur serbët bllokonin Krainën në Kroaci dhe atje ata u larguan nga ushtria kroate.

“Është pak e vështirë që bllokimi i rrugëve në Kosovë të çojë në një katastrofë të tillë. Por, disa kanë frikë se gjërat mund të shkojnë shumë keq”, shkruan “The Economist”.

Sipas kësaj gazette ngjarjet në veri mund të minojnë perspektivën evropiane të Serbisë, dhe po ia vështirësojnë punën presidentit serb Tadiç pasi shumica e liderëve serbë të veriut nuk vijnë nga partia e tij.

“Tadiç e kërkon anëtërësimin në BE për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Opozita kërkon pikërisht të kundërtën. Ndërsa Gjermania dhe Franca nuk nxitojnë për të zgjeruar BE-në. A mundet Tadiç të dalë nga ky kënd i ngushtë? Ai është politikan i zoti, por ka pak hapësirë manovrimi. Dhe, nëse një serb vritet nga ndonjë bulodezer i KFOR-it, të gjitha bastet do të bien”, përfundon shkrimin “The Economist”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)