Thatësirë e madhe në Zelandën e Re
Zelandë e Re, 16 mars - Derisa Evropa dhe shumë vende tjera, po përballen me të ftoht, një thatësirë e paparë, drastike po bën në ishullin e Veriut të Zelandës së Re.
Sipas meteorologëve kjo thatësirë do të jetë më e madhja në 30 vitet e fundit.
Qeveria premton të ndihmojë fermerët, të cilët janë shtylla mbështetëse e ekonomisë vendase.
Disa fermerë po përpiqen të therin bagëtinë për të parandaluar sëmundjet, të cilat mund të shkaktojnë rënien e nivelit të eksportit nga Zelanda e Re.