19 Prill 2024

Thaçit mund t`i ndalohet hyrja në SHBA

Washington, 28 mars - Një investigim 3-mujor i GlobalPost e përshkruan Kosovën si vendin e krimit të organziuar dhe korrupsionit. Gjithçka, sipas kësaj faqeje ka ndodhur me njohurinë e zyrtarëve më të lartë amerikanë.

Protagonist është kryeministri Hashim Thaçi, që sipas GP nuk mund të marrë më një vizë të zakonshme për të hyrë në SHBA.

“Nëse Thaçi dëshiron të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëri nuk do të mund të marrë ndonjë vizë tjetër, përveç vizës diplomatike, që i jep atij imunitet, i ka thënë një burim qeveritar amerikan Global Postit.

SHBA-ja nuk u lejon shtetasve të huaj të hyjnë, nëse ata kanë akuza të pazgjidhura që lidhen me të drejtat e njeriut. Thaçi u ka thënë njerëzve të tij të afërt se tani ai është i shqetësuar të udhëtojë jashtë për shkak të frikës se mund të arrestohet në ndonjë shtet të huaj” thekson  GlobalPost.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)