12 Janar 2025

Thaçi takohet sot me Daciqin

Bruksel, 24 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daciq, do të vazhdojnë sot në Bruksel raundin e ri të bisedimeve me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, diskutimi për organizimin e zgjedhjeve lokale, me theks të veçantë në  komunat në veri të Kosovës si dhe formimi i asociacionit të komunave serbe, pritet që të dominojnë agjendën e takimit Thaçi – Daciq.

Përveç çështjeve politike, kryeministrat Thaçi e Daciq pritet të diskutojnë sërish edhe çështjen e telekomit dhe energjisë.

Kryeministri Hashim Thaçi ka paralajmëruar se Kosova, për faktin që nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, mund të marrw kodin e vet ndërkombëtar +383 nga një vend evropian i cili do të aplikonte tek Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit – ITU, dhe më pas do t’ia falte këtë kod Kosovës.

Sidoqoftë, bisedimet në nivel të kryeministrave si dhe ato në nivele teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pritet të jenë intensive gjatë gjithë verës. Këtë e pati deklaruar vet Baronesha Catherine Ashton e cila u ka kërkuar palëve që t’i zbatojnë zotimet e marra me marrëveshjet e arritura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)