Thaçi takohet me Ashton në Bruksel
Bruksel, 4 korrik - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet zhvillojë një takim me baroneshën Catherin Ashton, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel.
Sipas burimeve, takimi është joformal. Eshton me Thaçin do të diskutojnë për situatën në Kosovë, raportet e Kosovës më BE-në, e sidomos për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Nga kabineti i zonjës Eshton thuhet se rolin kryesor në dialog e ka kryeministri i Kosovës, edhe pse ai personalisht nuk merr pjesë në këto bisedime.
Zyrtarët e BE-së thonë se është koinçidencë fakti që vizita e Thaçit në Bruksel ralizohet vetëm dy ditë pas arritjes së disa marrëveshjeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e nisur kohë më parë.